Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë vendosi që Irani ka të drejtë ligjore për të rimarrë 2 miliardë dollarët e ngrirë nga SHBA-ja

Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) ka vendosur se Irani mund të vazhdojë me veprimet ligjore për të rimarrë miliardat e dollarëve të ngrira për të cilat Shtetet e Bashkuara pretendon se duhet t’u paguhen të mbijetuarve amerikanë dhe të afërmve të viktimave të sulmeve për të cilat fajëson Republikën Islamike.

Të mërkurën, gjykatësit në tribunalin e Hagës hodhën poshtë pretendimet e Uashingtonit se çështja duhet të lihej jashtë kësaj gjykate dhe se gjykata nuk kishte juridiksion.

Pa pasur prova të përfshirjeve të Iranit, Gjykata e Lartë Amerikane vendosi në prill 2016 se 2 miliardë dollarë në asetet e ngrira iraniane duhet të shkonin për viktimat e sulmeve, duke përfshirë viktimat e sulmit me bombë në vitin 1983 në kazermat e marinës amerikane në Bejrut.

Irani e paraqiti rastin e aseteve në qershor të atij viti, duke deklaruar se vendimi i SHBA-së kishte shkelur Traktatin e Miqësisë, marrëdhëniet ekonomike dhe të drejtat konsullore, të cilat të dy vendet i kishin nënshkruan në Teheran sëbashku me shumë misione diplomatike aleate para fitores së Revolucionit Islamik të vitit 1979.

Teherani gjithashtu argumentoi se Uashingtoni kishte bllokuar në mënyrë të paligjshme asetet financiare iraniane dhe ato të kompanive iraniane.

Tetorin e kaluar, Irani fitoi një ceshtje ligjore në të cilën GJND vendosi që SHBA duhet të hiqte sanksionet kundër Teheranit që godisnin mallrat humanitare si ushqimet dhe medikamentet.

Sekretari amerikan i Shtetit Mike Pompeo tha në përgjigje se Uashingtoni po tërhiqej nga traktati i vitit 1955 me Teheranin.

Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shteteve të Bashkuara John Bolton njoftoi gjithashtu se vendi i tij ishte duke dalë nga protokolli me te drejtë zgjedhje dhe nga rezoluta e diskutuar e Konventës se Vjenës e vitit 1961, e cila themeloi GJND-ne si “juridiksion të detyrueshëm” për mosmarrëveshjet përveç nëse kombet do vendosnin që t’i zgjidhin ato diku tjetër.

Asetet e ngrira iraniane thuhet se ishin pjesë e rezervave valutore të Bankës Qendrore të Republikës Islamike të Iranit të ruajtura në llogaritë e Citibank në Nju Jork.

Gjykata amerikane e distriktit të Nju Jorkut, duke vepruar sipas informacionit të dhënë nga Departamenti i Thesarit, urdhëroi Citibank që ti ngrinte paratë në qershor 2008.

Në një intervistë për The New Yorker publikuar më 25 prill 2016, Ministri i Jashtëm i Iranit Mohammad Javad Zarif tha se konfiskimi i aseteve të ngrira të Iranit nga ana e SHBA-së ishte një “grabitje në mes të ditës”, dhe premtoi se Republika Islamike gjithsesi do ta rimerrte shumën.

“Kjo është një vjedhje. Vjedhje e madhe. Është vjedhje në rrugë. Dhe më besoni mua, ne do ta rimarrim atë”, shtoi ai./presstv/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne