Gjykata Ndërkombëtare Penale kërkon arrestimin urgjent të Sejful-Islam Ghadafi

Prokurorja e Gjykatës Ndërkombëtare Penale të Hagës të mërkurën ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm të djalit të Moamer Ghadafi, ish-diktatorit të ekzekutuar të Libisë.

Agjencia e lajmeve IRIB njoftoi se Fatou me anë të një deklarate, ka theksuar: “Urdhri për arrestimin e Sejful-Islam Gadafi i lëshuar në vitin 2011 për shkak të kryerjes krimeve kundër njerëzimit, akoma është në fuqi dhe Libi duhet ta arrestojë atë menjëherë dhe pavarësisht çfarëdo lloj pretendimi për amnisti, duhet ta dorëzojë atë pranë Gjykatës Ndërkombëtare Penale të Hagës. Vlen të theksohet se Sejful-Islam Gadafi në vitin 2015, u dënua nga gjykata e Libisë me ekzekutim me vrasje për shkak të rolit të tij në shtypjen e protestave qytetare kundër regjimit të babait të tij. Sejful-Islam Gadafi nuk ishte i pranishëm në këtë proces gjyqësor për arsye se mbahej i burgosur nga një grup militant në një burg 170 km në juglindje të Tripolit. Megjithëkëtë ky grup militant të shtunën ka deklaruar se Sejful-Islam Gadafi është liruar ditën e premte në bazë të një ligji për amnisti të Parlamentit në lindje të këtij vendi. Gjykata Ndërkombëtare Penale, gjithashtu, ka kërkuar arrestimin e menjëhershëm edhe të ish-shefit të sigurisë së diktatorit të ekzekutuar të Libisë i cili akuzohet për krime lufte të kryera gjatë protestave qytetare./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne