Gjykata Penale jep vendimin për Nikolla Gruveskin, ja çfarë vendos

Gjykata Penale në Maqedoni nuk dha masën e paraburgimit për asnjë nga të akuzuarit nga Prokuroria Speciale, duke lënë në gjendje të lirë 94 personat e akuzuar, mes tyre edhe politikanë të lartë si ish-kryeministri Nikolla Gruveski.
Sipas mediave maqedonase për disa nga të akuzuarit është dhënë masa detyrim paraqitjeje çdo të hënë në gjykatë, ndërsa disa të tjerëve u është marrë pasaporta. Sa i përket ish-kryeministrit Gruevski dhe ish-drejtorin e Drejtorisë për Siguri dhe Kundërzbulim, Sasho Mijallkov , për të cilët është kërkuar paraburgim, Gjykata njoftoi se ka caktuar trupën gjykuese. Prokuroria Speciale pritet të dërgojë edhe materiale shtesë për dy raste në Gjykatën Penale.
Nikolla Gruevskin, Sasho Mijallkov dhe ish-ministrja e brendshme Gordana Jankullovska akuzohen për “keqpërdorimit të mjeteve financiare në fushatë zgjedhore”, “cënim i të drejtës zgjedhore” dhe “shkatërrimin i pajisjeve të përgjimit”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne