Gjykata pezullon vendimin e Trumpit për të kufizuar vizat e studentëve të huaj në Harvard

Një gjyqtare federale në SHBA ka ndaluar përkohësisht vendimin e administratës së presidentit Donald Trump për të kufizuar vizat për studentët e huaj në Universitetin e Harvardit, i cili ka dalë në pah me protestat e tij në mbështetje të Palestinës.

Gjyqtarja e rajonit të Bostonit, Allison Burroughs njoftoi vendimin e saj pas kundërshtimit të universitetit ndaj dekretit të Trumpit i cili shënjestronte Universitetin e Harvardit.

Pasi deklaroi se e ka ndaluar përkohësisht urdhrin, i cili vendoste kufizime ndaj vizave për studentët e huaj që dëshirojnë të studiojnë në Harvard ose të marrin pjesë në programe shkëmbimi, Burroughs tha se universiteti do të pësonte “dëm të menjëhershëm dhe të pariparueshëm” gjatë gjyqit.

Ajo theksoi se ka zgjatur vendimin për ndalimin e përkohshëm që administrata kishte lëshuar më parë kundër përpjekjes për të ndaluar pranimet e studentëve të huaj në Harvard.

Administrata e Harvardit apeloi menjëherë dekretin e nënshkruar më 5 qershor i cili parashikonte të pezullonte hyrjen në SHBA për studentët e rinj të huaj që ishin pranuar në universitet, por të cilët nuk ishin emigrantë në kuadër të vizave të llojit F, M ose J./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne