Gjykata pranon kërkesën për gjykim të shkurtuar për Klement Balilin

Gjykata e Krimeve të Rënda ka pranuar kërkesën e Klement Balitit për gjykim të shkurtuar.  Pretenca e Prokurorisë për Balilin do të jepet në datë 12 mars.

Në orën 10:00, në Gjykatën e Krimeve të Rënda, ka nisur seanca e parë e gjykimit ndaj Klement Balilit, i cilësuari si “Eskobari i Ballkanit”.

Mbi Balilin rëndojnë akuzat për “Trafikim të lëndëve narkotike në bashkëpunim, “pjesëmarrje në grupin e strukturuar kriminal”, “Refuzim për deklarim, mosdeklarim, fshehje ose deklarim i rremë i pasurive”, si dhe për “Pastrim parash”.

Treshja gjykuese kryesohet nga Flora Hajredinaj dhe dy gjyqtarë të tjerë Liliana Baku dhe Ardit Mustafai.

Pas pothuajse tre vitesh arrati, Klement Balili u vetëdorëzua me 15 janar dhe kjo ngjarje bëri bujë jo vetëm në mediat vendase, por edhe ato ndërkombëtare.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne