Shqiperia

Gjykata pushon çështjen ndaj ish-deputetit Armando Prenga

Gjykata ka pushuar çështjen ndaj ish-deputetit Armando Prenga. Vendimi erdhi për ish-deputetin Prenga nga gjykata e Kurbinit, pasi ai u akuzua se nuk deklaroi një gjobë.

Ndërkohë, prokuroria kishte kërkuar dënim me 6 muaj burg për Prengën. Por në arsyetimin e saj gjykata u shpreh se ish-deputeti nuk kishte detyrim të deklaronte gjobën.

Armando Prenga dorëzoi mandatin e deputetit më 27 shkurt të këtij viti.

Prenga bëri të ditur se motivi i dorëheqjes nuk ishin sulmet e opozitës ndaj tij, por familja. “E bëj për qetësinë familjare”, u shpreh në atë kohë Prenga, duke theksuar se nuk rrezikohej as nga ligji i Dekriminalizimit.

OPINIONE