Historike/ Gjykata rrëzon qeverinë: Jo ndërtimeve mbi Vjosën

Gjykata Administrative e Vlorës ka ndaluar ndërtimin e HEC-it mbi lumin Vjosë, duke u dhënë të drejtë banorëve të fshatit Kutaj.

Në vendin e saj, gjykata arsyeton se ndërtimi i HEC-it do të dëmtonte ekosistemin.

“Deklarata mjedisore është e pavlefshme. Është shkelur ligji pasi nuk janë bërë dëgjese publike”, është shprehur trupi gjykues.

Për ndërtimin e këtij hidrocentrali banorët e zonës dhe aktivistë të shumtë kanë protestuar dhjetra herë, kundër ndërtimit të hidrocentralit me vlerë 101 milion euro./ Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne