Gjykata shtyn për të 16-ën herë gjyqin ndaj Shullazit

Gjykata e Apelit për Krimet e Rënda shtyu për herë të 16-të sot gjyqin ndaj Emiljano Shullazit dhe grupit të tij.

Shkak për shtyrjen e radhës është bërë gjendja shëndetësore e dy avokatëve Vladimir Meçe e Elton Domi, të cilët kishin paraqitur raporte mjekësore.

Kjo është hera e 8-të që seanca shtyhet për mungesë të avokatëve. Herë të tjera shtytjet janë bërë për mosformim të trupit gjykues, ose të mos-paraqitje të të pandehurve.

Seanca e radhës do të mbahet më 23 shtator, ora 11:00.

Që prej 21 janarit 2019, Emiljano Shullazi, Blerim Shullazi, Gilmand Dani, Endrit Qyqja dhe Endrit Zela po gjykohen nga Gjykata e Apelit.

Në 2018-ën, Gjykata e Shkallës së parë i pati dënuar ata me 55 vite burg, ku 14 u dhanë vetëm për Emiljano Shullazin. Çështja u apelua.

Grupi akuzohet për: grupi i strukturuar kriminal, shkatërrim pronash me eksploziv, marrje prone nën kërcënim dhe dhunë ndaj Ylvi Beqjës, Jani Zakës dhe Adriatik Kërcukut, kërcënim për shkak të detyrës të profesorëve Mynyr Koni e Dhori Kule.

Më herët më 3 shtator, prokuroria u tërhoq nga akuza për pastrim parash, për “mungesë provash”./ exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne