Gjykata Speciale operacione në Prishtinë, EULEX-i rrethon shtëpinë e Jakup Krasniqit

Dhomat e Specializuara të Kosovës, me seli në Hagë, njoftojnë se Zyra e Prokurorit të Specializuar aktualisht është duke kryer operacione në Prishtinë.

Mësohet se forcat e shumta policore nga njësia EULEX-it mëngjesin e sotëm kanë zbarkuar në shtëpinë e Jakup Krasniqit, në Prishtinë.

Ende nuk janë bërë të ditura arsyet që njësia e EULEX ka rrethuar shtëpinë e Jakup Krasniqit, shkruajnë mediat në Kosovë.

Ndërkohë Jakup Kraniqi është një nga figurat kryesore të Ushtrisë̈ Çlirimtare të Kosovës (UÇK).

Ai ishte ndër figurat kryesore të UÇK-së duke mbajtur edhe poste të larta gjatë luftës si zëdhënës i UÇK-së./Tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne