Gjykata ushtarake izraelite dënon me 1.5 vjet burgim të miturin palestinez

Një gjykatë ushtarake izraelite ka dënuar me 18 muaj burgim një të mitur palestinez, ndërsa numri i fëmijëve palestinezë që po mbahen në burgjet e regjimit të Tel Avivit po rritet ndjeshëm pas vendimit të Presidentit të SHBA Donald Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytetin e Izraelit dhe për të zhvendosur ambasadën amerikane në Izrael, nga Tel Avivi në qytetin e pushtuar.

Gjykata izraelite miratoi dënimin për Kasem Abu Bakr, i cili është një banor i qytetit Ja’bad në Bregun Perëndimor, dhe gjithashtu e urdhëroi atë të paguante një gjobë prej 5.000 shekel izraelitë (1.357,50 dollarë amerikanë). Rreth 350 të mitur të palestinezëve janë duke u mbajtur në burgjet izraelite, nën kushtet të cilat nuk i përmbushin as kërkesat minimale të përcaktuara nga institucionet ndërkombëtare të të drejtave të njeriut./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne