Gjykata vendos për shembjen e kishës në oborrin e boshnjakes Orloviq

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) vendosi për shembjen e kishës së ndërtuar pa leje nga ana e serbëve në oborrin e boshnjakes Fata Orloviq, e cila jeton në Bosnjë e Hercegovinë, raporton Anandolu Agency (AA).

GJEDNJ shpalli aktgjykimin e gruas 77 vjeçare ndaj BeH-së, e cila me vite është në një beteje ligjore për largimin e kishës nga oborri i saj.

Gjykata ka vendosur për shembjen e kishës ortodokse e ndërtuar pa leje në oborrin e Orloviq, e cila ka qenë e detyruar ta braktisë shtëpinë e saj gjatë luftës në vendin e saj gjatë viteve 1992-1995.

Në deklaratën e gjykatës thuhet se për largimin e kishës, përgjegjës është shteti i BeH-së, duke potencuar se vendimi duhet të zbatohet brenda tre muajve.

Më tej në deklaratën e gjykatës nënvizohet se kisha është ndërtuar pa leje.

Beteja ligjore e gruas boshnjake

Fata Orloviq e cila para luftës jetonte në Konjeviç Polje në afërsi të Srebrenicës së bashku me bashkëshortin dhe 7 fëmijët e saj, gjatë luftës humbi 22 të afërm, përfshirë edhe bashkëshortin Saxhir.

Orloviq e cila ka jetuar në vende të ndryshme të BeH-së dhe pavarësisht insistimeve të fëmijëve të saj që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) nuk e ka braktisur vendlindjen ndërsa në vitin 1999 u kthye në fshatin e saj ku jetonte para luftës.

Kur është kthyer ajo ka parë se është ndërtuar një kishë në oborrin e saj, pas së cilës ka filluar betejën ligjore për heqjen e kishës së ndërtuar pa leje.

Gruaja boshnjake ka refuzuar edhe paratë që i janë ofruar për mos shembjen e kishës. Edhe pse fitoi betejën ligjore në vitin 2010 dhe që zgjati 11 vite, vendimi asnjëherë nuk u zbatua.

Edhe pse Gjykata e Bijelinës vendosi për shembjen e kishës, Gjykata e Lartë e Republikës Sërpska ndaloi vendimin./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne