Gjykata vendos sot për Gruevskin dhe bashkëpunëtorët e tij

Këshilli Penal i Gjykatës Themelore pritet që sot të vendos rreth kërkesës së Prokurorisë Speciale për marrjen e masës së paraburgimimit për kreun e VMRO-DPMNE-së, Nikolla Gruevski, ish-ministren e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska, ish-ministrin e Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakieski, ish-shefin e Kabinetit të Gruevskit, Martin Protogjer dhe Kiril Bozhinovskin, të cilët akuzohen në rastin gjyqësor “Titanik”.

Ndërkohë, dje kolegji i kësaj gjykate ka refuzuar që të miratojë një kërkesë të ngjashme të PSP-së për ish-shefin e DSK-së, Sasho Mijallkov dhe disa të akuzuar të tjerë. Prokuroria Speciale ka njoftuar se do t’i apelojë këto vendime.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne