GJYKIMI I NJERIUT

Nga: Eduart Thartori

Shpeshhere nuk i konceptojme vërtetë se cfarë do të ndodhë në botën tjetër. Disa mendojnë se po e lamë këtë botë asgjë tjetër nuk ka. Disa të tjerë përdorin edhe shprehje vulgare si lloji: Atje do të bëhemi eshtra dhe do të ketë vetëm errësirë. Por në fakt nuk është hic fare kështu.. Jeta e kësaj bote në krahësim me tjetrën, sado e gjatë të jetë kjo nuk është asgjë para asaj jete të përjetshme, pa një limit kohor. E megjithatë në këtë jetë kemi argumentat e nevojshme sesi do të funksionojë jeta tjetër që na pret. Ashtu sikurse një kriminel arrestohet dhe mbahet në paraburgim derisa të caktohet data e gjygjit dhe të dënohet. Po ashtu edhe një njeri pabesimtar dhe shumë i lig në raport me njerëzit do të ketë edhe ai një ditë arrestimi. Ajo ditë është dita kur do të vijë engjëlli i vdekjes për t`ia marrë shpirtin. Nëse në këtë botë shumë kriminelë kanë arritur ti shpëtojnë gjykimit. Drejtësisë Hyjnore nuk ka shans ti shpëtojë askush dhe asgjë. Cdo shpirt do ta shijojë vdekjen. Për kriminelin dita e arrestimit hyjnor fillon me daljen e shpirtit. Pastaj ai vendoset ne paraburgim ne varrin e tij deri në ditën e Gjykimit. Atje do të shkojmë patjetërashtu sic është e sigurtë ardhja po ashtu edhe Ikja është e DITA E GJYQITI Pandehuri do të dalë përpara në fushën e Mahsherit. Pas një pritje të gjatë në varr, pastaj edhe një pritje në këmbë derisa të urdhërohet nisja e gjykimit. Ditë që është e barabartë me 1000 vjet të jetës sonë. Aq sa njerëzit do nişin të krahësojnë kohën që jetuan në këtë botë dhe atë ditë kup o qëndrojnë në këmbë dhe do tu duket se nuk kanë jetuar këtu më shumë se një orë ose një pjesë të vogël të ditës. Edhe pse një shekull këtu për atë ditë është thjesht një orë.
NIS GJYKIMI
ALLAHU, Gjykatësi Suprem, ka vendosur Drejtësinë. Askush nuk i shpëton drejtësisë së Tij. Aty askush nuk guxon të flasë. E nëse i jepet leje, kush guxon të gënjejë? Avokatët e kësaj bote aty do të jenë edhe ata në hallet e veta sepse do merret secili si i pandehur.
Pastaj Allahu jep leje të vijnë dokumentat e nevojshme (Librat e punëve tona). Do të vijnë edhe Prokurorët edhe Avokatët. Ata do të jenë Engjëjt që na shoqëruan cdo ditë në këtë jetë. Të djathtët do flasin për të mirat që kemi bërë. Të majtët do nişin akuzat. Do të vijnë edhe dëshmitarët. Do të vijë edhe Kurani. Dëshmitar që do të jetë në favorin tonë nëse kemi punuar me të. Ose dëshmitar kundër nesh nëse kemi abuzuar me të. Do të vijnë punët e mira dhe do të dëqshmojnë për ne. Por do të dëshmojnë edhe punët e këqija. Këtu njeriu orvatet ti mohojë ato. Mirpo goja është e mbyllur. Janë gjymtyrët që do të pohojnë vërtetësinë e këtyre dëshmitarëve. Do të vijë përpara cdo vepër që kemi bërë. Qoftë e mirë apo e keqe. Fjalë ose veprim madje edhe ndjenjat do të llogariten.
Pastaj vendoset peshorja. ALLAHU i Madhëruar e ka bërë gjithcka transparente dhe të konceptueshme. Nuk ka vendosur Cekicin për gjykim si gjykatësit tanë që cojnë në burg të pafajshëm dhe lirojnë kriminelë. Allahu do të ta tregojë para syve sesa peshon e mira jote dhe e keqja jote.
Do të shohësh ku do të anojë peshorja. Në anën e të mirëve apo në anën e të këqinjve? Ai do të jetë destinacioni yt.
Sigurisht në këtë ditë do të jetë ankth i madh. Gjykatësi Suprem ka në Dorë kënd do ta mëshirojë dhe kënd do ta dënojë sipas veprave të veta.
Atë ditë, për më kriminelët, diktatorët, vrasësite pamëshirshëm, nuk do të ketë gjyq. Ata nuk do të përfillen fare për një gjykim. Thjesht do të grumbullohen të gjithë si brumbuj dhe në një lëmsh të madh do të hidhen menjëherë në zjarrin e tmerrshëm të Xhehenemit.
Por sigurisht Gjykatësi Suprem, Allahu, do të dhurojë edhe mëshirë për ata besimtarë që gjithsesi me gjithë mëkatet e tyre e donin dhe e besuan Allahun me të vërtetë. Do ti falë disa, do ti kompensojë disa të tjerë, mëkatet duke ia fshirë ngga Sadakatë që kanë bërë. Disa prej tyre nuk do ti turpërojë duke i demaskuar para njerëzve. Sepse edhe ata nuk turpëronin njerëzit. Do të falë ata që falnin. Do të tregohet Bujar ndaj atyre që ishin bujarë në këtë botë. Allahu për seçilin besimtar do tua shumfishojë të mirat që kanë bërë. Një e mirë e vogël do të shumfishohet, sepse Allahu ka parë zemrën e tyre dhe se ajo zemër ka dashur të bënte edhe më shumë po të kishte më shumë. Allahu i di mirë këto.
Sepse Allahu është i Gjithëdituri.
Sepse Allahu është i Gjithëmëshirshmi
Sepse Allahu është më Bujari
Por Allahu është edhe më i Drejti
Është edhe Dënuesi i rreptë ndaj më kriminelëve..

ALLAHU NA MËSHIROFTË ATË DITË TË MADHE TË GJYKIMIT../gazetaimpakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne