Bota

Gjykimi për kryeministrin izraelit, Netanyahu, fillon në mars

Në muajin mars do të mbahet seanca e parë mbi procedurën gjyqësore kundër kryeministrit izraelit, Benjamin Netanyahu, i cili akuzohet për ryshfet, mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës.

Në njoftimin e Ministrisë së Drejtësisë së Izraelit theksohet se Gjykata në Kuds ka marrë vendim që gjykimi të fillojë më 17 mars.

Ende nuk dihet nëse Netanyahu do të marrë pjesë në seancë, e cila do të mbahet pas zgjedhjeve parlamentare në këtë vend të planifikuara për 2 mars.

Prokurori kryesor izraelit, Avichai Mandelblit, më 21 nëntor të vitit 2019 mori vendim për ngritjen e procedurës gjyqësore kundër kryeministrit izraelit nën akuzën për marrje të ryshfetit, mashtrim dhe keqpërdorim të pozitës.

Më 2 dhjetor, Mandelblit i dërgoi kryetarit të parlamentit izraelit, Yuli-Yoel Edelstein, aktakuzën kundër Netanyahu-t.

Pas kësaj, Netanyahu disa orë para skadimit të afatit, më 1 janar në Parlament dorëzoi kërkesën për ndarje të imunitetit.

Megjithatë, më 28 janar tërhoqi kërkesën për imunitet./AA

OPINIONE

INTERVISTA