Gjyqi i puçistëve në Turqi, koloneli puçist i tha gjeneralit Okyar: Në litar do varesh

Në Turqi në vijim janë disa gjykime ndaj të akuzuarve për tentimin e grusht shtetit të vitit të kaluar, kurse në një gjykatë në Izmir, dëshimtar është gjenerali Semih Okyar, i cili tha se një nga të akuzuarit më 15 korrik, haptazi e kërcënoi se do ta varnin të nesërmen, raporton Anadolu Agency.

Seanca dëgjimore në Gjykatën Penale në Izmir ka vazhduar me gjykimin kundër gjithsej 272 të akuzuarve anëtarë të organizatës terroriste FETO për përpjekjen e dështuar të grushtit ushtarak më 15 korrik të vitit të kaluar në Turqi. I pandehuri i parë në këtë rast është udhëheqësi i organizatës terroriste Fetullah Gylen.

Sot deklaratën e tij e dha komandanti i Qendrës komanduese dhe të trajnimit të xhandarmërisë në Foca, gjenerali Semih Okyar i cili gjatë tentimit të grusht shtetit të vitit të kaluar ishte në postin e Ushtrueit të Detyrës të Komandantit të xhandarmërisë në Bornova.

Gjenerali Okyar rikujtoi se më 15 korrik të vitit të kaluar në mëngjes me autobus kishte shkuar në Bodrum për t’u takuar me familjen e tij, dhe se në mbrëmje në televizion në një lokal pa se ushtarët kishin bllokuar urën mbi Bosfor dhe avionët fluturonin ulët mbi Stamboll.

Ai tha se pa që njerëzit ishin të shqetësuar dhe u përpoqën të mësonin se çfarë po ndodhte.

“Rreth orës 22.30 më thirri zëvendës drejtori i policisë në Izmir, Fatih Çankaja dhe më tha se kjo është tentativë për grusht shteti. Pastaj kam kontaktuar me nënkolonelin Bulent Eryilmaz nga Komanda e xhandarmërisë në Bornova, i cili tani është i akuzuar. Më tha se edhe ai përpiqej për të mësuar se çfarë po ndodhte dhe se ka ftuar personelin të mblidhet në kazermë. I thashë të mos thërras askënd dhe se jam duke shkuar”, tha gjenerali Okyar.

Me rekomandimin e miqve, Okyar për arsye sigurie, familjen e kishte strehuar në shtëpinë e një të njohuri në Bodrum, dhe pastaj bisedimet i kishte vazhduar në celularin e mikut, sepse bateria e tij kishte mbaruar.

“Ish koloneli Eryilmaz në bisedën e radhës më tha se ‘jam tradhtar dhe se në mëngjes do të varem’, ndërsa unë iu përgjigja se nesër do të shohim se kush është tradhtar se kush do të varet. E ndërpreva bisedën, ndërsa ai ka thirrur disa komandantë dhe i ka urdhëruar të mos shkojnë në njësit”, tha Okyar.

Okyar me këtë rast, zëvendësdrejtorit të Policisë në Izmir Cankaya përmes WhatsApp i kishte dërguar fotot e të gjithë komandantëve që ishin në njësi.

“Kam urdhëruar që autoblindat dhe çelësat e municionit të dërgohen në një vend të sigurt. Urdhërova që afër 150 ushtarët e pranishëm të tërhiqen në pyll pranë kazermës. Të dy komandantët të cilët ishin të përfshirë në tentimin për grusht shteti i kanë kërkuar ushtarët në pyll, ndërsa unë i urdhërova ushtarët që të hapin zjarr nëse ata afrohen”, tha gjenerali Okyar.

Para largimit nga Bodrumi gjenerali Okyar përmes telefonit kishte biseduar edhe me gjeneralin në pension Ato Kalkan i cili ishte në kampin ushtarak në Ozdere dhe e kishte paralajmëruar atë se aty nuk është i sigurtë.

“I sugjerova që ta dërgoj vëllain tim që ta vendos në një vend të sigurtë. Ai më tha se mund të kujdesem për veten dhe se ishte me familjen dhe nuk do të shkonte askund. I thash që të paktën të largohet nga ai vend dhe të shkon në det. Në ora 01:10 mësova se ai ishte rrëmbyer dhe informatat për rrëmbyesit e mundshëm ia dërgova Cankayas. Në Orët në vijim u dorëzua ekipi që rrëmbeu Kalkanin si dhe ish koloneli Erylmaz dhe majori Fatih Saricay”, ka thënë Okyar.

Pas mbërritjes në Izmir, gjenerali Okyar rreth situatës ka biseduar me komandantin e xhandarmërisë në Izmir gjeneralin Hasan Koçyiğit, me të cilin e vizitoi Zyrën e Guvernatorit dhe komandantin e përgjithshëm të zonës ushtarake të Egjeut, gjeneralin Abdullah Recep.

Ditën e nesërme, gjenerali Okyar komandoi ushtarët të cilët ishin dërguar në Marmaris të arrestojnë puçistët e FETO-s të cilët kryen tentimin e dështuar të atentatit ndaj Presidentit të Turqisë Recep Tayyip Erdoğan.

Gjykatësi e pyeti gjeneralin Okyar nëse i pandehuri Eryilmaz atë natë i ka thënë se është duke ndodhur grusht shteti, ndërsa ai u përgjigj se kishte marrë direktivë nga Shtabit i Përgjithshëm për gjendje të shtetrrethimit.

“Më tha se duhet të veprojmë në bazë të saj dhe se unë duhet të kthehem në bazë, dhe se ai po mbledhte njësinë. Unë i thashë se nuk mund të bisedosh me mua në këtë mënyrë dhe se nuk guxon të mbledh njësinë pa mua”, ka thënë Okyar.

 

 

 

 

 

 

 


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne