Gjyqi me Becchettin/ Endri Shabani: Ramës t’i sekuestrohet shtëpia dhe pronat, për të paguar faturën

Pedagogu dhe aktivisti, Endri Shabani, ka komentuar lajmin se Francesco Becchetti mund të ketë fituar në arbitrazh, një shifër të cmendur prej 110 milionë euro, nga shteti shqiptar, për shkak se kryeminsitri Edi Rama i mbylli në mënyrë arbitrare televizionin.

Shabani tha se Rama ka shpërdoruar detyrën dhe se paratë duhet ti paguajë ai, duke iu sekuestruar pronat.

“Kjo faturë duhet të ishte e Edi Ramës. Ka vepruar në shpërdorim të detyrës, duke i shkaktuar dëm të gjithë shqiptarëve. Ti marrin shtëpinë dhe pronat, t’ia sekuestrojnë. Nuk është vetëm kjo, ka edhe vendime të tjera të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut. Kush i paguan këto paratë? I paguajnë shqiptarët”, tha Shabani./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne