Gjyqtarja e Krimeve të Rënda Liljana Baku jep dorëheqjen

Gjyqtarja e Gjykatës së Krimeve të Rënda Liljana Baku ka dhënë dorëheqjen nga detyra.

Zonja Baku ka dorëzuar më 22 nëntor dorëheqjen e saj në Këshillin e Lartë Gjyqësor.

Ende nuk dihen arsyet e dorëheqjes së saj.

Liljana Baku ka gjykuar çështje të rëndësishme, si ajo e ish-ministrit të Brendshëm Tahiri.

Ajo vendosi masën e sigurisë “arrest shtëpie” dhe bllokimin e pasaportës së Tahirit, por të dyja këto vendime u rrëzuan në Gjykatën e Apelit./exit

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne