Gjysma e rusëve kundërshtojnë ndalimin e shamisë në shkollë

Sipas një sondazhi të publikuar të marten, gjysma e rusëve janë në favor të heqjës të ndalimit të shamisë në shkolla.

Qendra Ruse për Hulumtime të Opinionit Publik ka zbuluar se një në dy vetë kanë përkrahur heqjen e ndalimit të shamisë në shkolla, ndërsa 37 për qind besonin se kjo është “e pamundur”.

Elena Mikhailova, udhëheqëse e programeve të veçanta në qendër, tha se niveli i ulët i ndërgjegjësimit të grupeve të tjera etnike dhe fetare ishte një faktor kyç themelor i mosbesimit sociale në Rusi.

Në vitet e fundit ka pasur një rritje në pranimin e grupeve të tjera fetare, tha Elene Mikhailova, sipas Agjencisë së Lajmeve TASS. Ajo tha se elemente të tilla si shamia është bërë “më e kuptueshme dhe e pranueshme”, veçanërisht në mesin e të rinjve.

Sondazhi u krye më 28-29 janar, 2017, dhe janë pyetur 1,800 njerëz në 48 provinca.

Në vitin 2015, Gjykata e Lartë la në fuqi një ndalim për nxënëset me shami në shkolla pasi komunitetit musliman tatar në Mordovia – një republikë 560 kilometra (350 milje) në juglindje të Moskës – apeloi ndalimin imponuar një vit më parë./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne