Gjysmëhëna e Kuqe Turke jep ushqim për 7.000 familje në nevojë në Senegal

Gjysmëhëna e Kuqe Turke ka shpërndarë pako me ushqim për 7.000 familje në disa qytete të Senegalit gjatë muajit të Ramazanit.

Ekipet u kanë shpërndarë paketa familjeve të cilat jetojnë në pragun e ekzistencës në qytetet Matam, Saint Louis dhe Podor, përfshirë edhe kryeqytetin Dakar, thuhet në deklaratën e Programit Botëror të Ushqimit.

Kryebashkiaku i Matam, Mamadou Diaw, përfaqësues të Gjysmëhënës së Kuqe dhe kreu i delegacionit senegalez të Gjysmëhënës së Kuqe Suat Citlak, ishin në mesin e atyre që morën pjesë në shpërndarjen e ushqimit.

Këshilli turk për ndihma planifikon të ofrojë mbështetje me donacione për 10 milionë njerëz në mbarë botën gjatë muajit të Ramazanit. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne