Godet muslimani turk Ozil: Pse Podolskin dhe Klose si quani emigrantë, apo pse unë jam mysliman”

Mesut Ozil ka thënë se ndihet i diskriminuar dhe ende jo i pranuar në shoqërinë gjermane, përkundër se e ka fituar Kupën e Botës më 2014 me ekipin kombëtar gjerman, i paguan taksa shtetit gjerman dhe u ndihmon financiarisht shkollave atje.

Në letrën e tij ku njofton për largimin e pashmangshëm nga Kombëtarja gjermane, Ozil thotë se në sytë e presidentit të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Reihard Grindel, dhe tifozëve gjermanë, ai është gjerman kur fiton, ndërsa kur humb është imigrant, transmeton Gazeta Express.

“Jam gjerman kur fitojmë, por jam imigrant kur humbim. Kjo pasi përkundër që se paguaj taksa në Gjermani, dhuroj donacione në shkollat gjermane dhe e fitova Kupën e Botës me Gjermaninë më 2014, unë ende nuk pranohem në shoqëri”, shkruan Ozil në Twitter.

“Në vitin 2015 u shpall Ambasador i Futbollit Gjerman. Por, natyrisht nuk jam gjerman…? a ka kritere për të qenë plotësisht gjerman të cilat s’i plotësoj? Miqve të mi, Lucas Podolskit dhe Miroslav Kloses kurrë nuk iu referohen si polako-gjermanë, pse unë jam turko-gjerman? Sepse jam turk? Sepse jam mysliman? Jam lindur dhe edukuar në Gjermani, prandaj përse njerëzit nuk e pranojnë se jam gjerman?”./ opinion

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne