Goditi me thikë vëllain e tij, arrestohet 16 vjeçari në Fushë-Krujë

Goditi vëllain me thikë, arrestohet në flagrancë 16 vjeçari.

Specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë, arrestuan në flagrancë shtetasin e mitur: O.O.,16 vjeç, banues në Luz, Fushë-Krujë.

Ky shtetas pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka goditur me mjet prerës (thikë) vëllain e tij shtetasin A.O.,22 vjeç.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës./tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne