Goditja e Dollapit/ Zëri i Amerikës kundër ambasadës së ShBA

“Kta te Ambasadës amerikane Tirane bëjnë mire ta dëgjojnë ndonjëherë edhe Zërin e Amerikës qe broadcast nga Uashingtoni… se me te njëjtat para paguhen…” – ka shkruar sot në Facebook, Andi Bejtja pas diferencës që u shfaq mes deklaratës së selisë së rrugës së Elbasanit dhe mënyrës si e komentoi VOA dhunën ndaj Sahit Dollapit.

Zëri i Amerikës ka shpërndarë një video të momentit kur forcat e rendit dhunojnë dhe arrestojnë më pas Sekretarin Organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi.

Sait-Dollapi-dhuna1

“Një skuadër e shtuar policore, e armatosur dhe pajisur rëndë, arrestoi sonte në sheshin para parlamentit sekretarin organizativ të Partisë Demokratike, Sahit Dollapi, edhe pasi u identifikua si politikan, duke hequr maskën anti-gaz nga fytyra, i veshur civil dhe i pambrojtur me vetëm një celular në dorë. Forca të shumta policore janë vendosur përpara institucioneve kryesore, kryeministri dhe parlament, gjatë protestës së opozitës”, – shkruan VOA.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne