‘Gojëshqyerit e gardhit’ dhe ‘gojëkyçurit e teatrit’: Pse heshtin Tare, Lame dhe Shkreli?

Artan Lame, Auron Tare dhe Artan Shkreli sot mbajnë poste të larta në administratë (dy janë në poste drejtori, tjetri zëvendësministër), por më tepër, në publik, njihen si mbrojtës të trashëgimisë kulturore, si pjesë e asaj që është pagëzuar me emrin ‘Forumi për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore) (Ndoshta edhe vetë ata pëlqejnë më tepër të njihen si të tillë pavarësisht posteve të përkohshme që mbajnë).

Kronikat e kohës, i bën ata shumë aktiv kur përpiqeshin të mbronin kangjellat rrethuese të Presidencës me arsyetimin ‘se përmbanin vlera historike’. Por duket se kjo ishte ‘beteja’ e tyre e fundit.

Brenda pak viteve të fundit ‘atdheu’ i ka thërritur ata të paktën dy herë, një herë për stadiumin dhe sot për Teatrin. Të dy këto objekte kanë qenë në atë që njihet si zona e mbrojtur e Tiranës dhe janë vlerësuar për vlerat që ata mbajnë. (Stadiumi për murin, teatri për stilin).

Por deri më tani, as Lame, as Tare e as Shkreli nuk e kanë ç’kyçur gojën.

Paradoksi qëndron pikërisht tek sjella e tyre ku para se të bëheshin drejtor, atëherë kur kritikonin heqjen e kangjellave ndërsa sot heshtin për një gjë që është ‘sa një mal’.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne