Gomonia me 900 kg kanabis e kapur në Itali, reagon Policia e Shtetit: Operacionin e nisëm ne…

Policia e Shtetit ka reaguar përmes një deklarate për mediat lidhur me operacionin antidrogë ku në Foxhia të Italisë u kapën dy trafikantë shqiptarë, të cilët po trafikonin kanabis me gomone. Sipas policisë, ky operacion ishte inicuar nga autoritetet shqiptare, të cilat vunë në dijeni policinë malazeze për t’i mbajtur nën vëzhgim këta persona. Më poshtë reagimi i plotë i Policisë së Shtetit.

Gomonia me droge, e nisur nga Mali i Zi, qe u kap ne Foxhia te Italise fale nje operacioni nderkombetar u iniciua nga nje informacion i Policise shqiptare.  Shtetasit me iniciale A.B. 40 vjeç dhe K.B., 53 vjeç nga Vlora te arrestuar në flagrancë për trafik ndërkombëtar narkotikësh, kane kaluar ne date 22 janar 2018, ne oren 14:42 minuta dhe 15:34 ne Piken e Kalimit kufitar te Muriqanit drejt Malit te Zi. 

Bazuar ne informacionet per implikim te mundshem ne aktivitet kriminal, Policia shqiptare njoftoi homologet malazeze per levizjet e dy te dyshuarve.  Ata u mbajten nen vezhgim per 3 dite me radhe ne territorin e Malit te Zi.  

Me daljen e gomones ne det u angazhuan forcat e Guardia di Finanzas dhe policite kufitare te 3 vendeve si dhe Frontex. Pas disa ore ndjekje, trafikantët kanë hedhur në det lëndën narkotike dhe janë larguar duke tentuar arratisjen, por pa sukses. 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne