Gota dhe pjata kokës, ndalohet ish-drejtori i Digitalb pas sherrit me Ben Blushin në restorantin luksoz

Pas sherrit të ndodhur në “Padam” mes drejtorit të Top Channel, Ben Blushi dhe ish-drejtorit të Digitalb, Alban Jaho, ky i fundit ka përfunduar në prangat e policisë.

Jaho është ndaluarr dhe ka nisur që të merret në pyetje nga policia lidhur me sherrin që kishte nisur ndaj Blushit.

Mësohet se ish-drejtori i Digitalb, Alban Jaho ka qenë duke konsumuar alkool në PADAM, në momentin kur ka parë se disa tavolina më tutje ndodhej biznesmeni Samir Mane, pronari i Tv Klan, Aleksandër Frangaj dhe drejtori i Top Channel, Ben Blushi.

Po të njëjtat burime bëjnë me dije se Jaho ka shkuar i dehur pas kurrizit të Blushit dhe ka hedhur gota me uji, dhe njëra prej tyre ka prekur edhe Frangajn.

Blushi nuk është përplasur fizikisht në asnjë moment me Jahon, por pas ngjarjes ka bërë një kallëzim në polici. Që pas kallzimit të Blushit, Jaho kërkohej nga policia deri në arrestimin e tij./dosja

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne