Gra dhe fëmijë në mesin e viktimave të sulmit të SHBA-së në Siri

Sulmi i SHBA-së në bazën ajrore të Shajratit në Siri ka lënë të vrarë 14 njerëz, duke përfshirë nëntë civilë të pafajshëm.

Duke folur për RT në arabisht, guvernatori i Homsit, Talal al-Barazi tha se shumica e viktimave të sulmit raketor të kryer nga Shtetet e Bashkuara të premten në mëngjes kishin qenë fshatarët lokalë.

“Pa dyshim, sulmi amerikan në bazën e forcave ajrore synonte mbështetjen e grupeve terroriste dhe dobësimin e kapacitetit luftarak të Ushtrisë Siriane, i cili është duke luftuar terroristët”, tha Barazi. “Sipas raporteve të fundit, sulmi ka rezultuar me vdekjen e pesë ushtarëve dhe nëntë civilëve, dhe me plagosjen e trembëdhjetë grave dhe fëmijëve në fshatin aty pranë.”

“Ky agresion ndaj Sirisë nuk është i pari dhe nuk ka gjasa të jetë i fundit.”

Agjensia zyrtare e lajmeve të Sirisë, SANA, ka raportuar të premten se “një raketë amerikane goditi gjithashtu fshatin al-Hamrat, e cila vrau katër civilë, duke përfshirë një fëmijë.”

“Shtatë civilë të tjerë u plagosën kur një raketë goditi shtëpitë në Al-Manzul, 4 kilometra larg nga baza ajrore në Shajrat,” shtoi ai.

Vladimir Safronkov, zëvendës ambasadori i Rusisë në OKB, kritikoi reagimin ndaj sulmit ajror sirian, si dhe standardet e përgjithshme të dyfishta që përdoren kur flasim për krime të dyshuara të kryera nga qeveria siriane, kundrejt atyre të amerikanëve dhe aleatëve të tyre.

“Sulmi në Siri është një përpjekje për të shkëputur vëmendjen nga shumë viktima mes popullsisë paqësore të Irakut dhe Sirisë, të shkaktuara nga veprimet e njëanshme”, tha Safronkov përpara një takimi të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të premten. “Ku është parimi juaj i supozimit të pafajësisë? Pse nuk e kujtojnë këtë kryeqytetet tuaja? Në Lindjen e Mesme dhe në rajone të tjera, përse harroni supozimin e pafajësisë në këto raste?” / Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne