Grabitet banesa e diplomatit të Kuvajtit në Tiranë

Banesa e atasheut diplomatik pranë Ambasadës së Kuvajtit në Tiranë, Humoud Saleh Alhusaini, ka rënë pre e vjedhjes. Mësohet se kallëzimi për ngjarjen është bërë ditën e djeshme në komisariatin nr 1, në kryeqytet.

Banesa e atasheut ndodhet në kompleksin e vilave, në zonën e Petrelës, ndërsa mësohet se prej aty janë marrë disa bizhuteri floriri.

Dyshohet që sendet me vlerë të jenë marrë nga pastruesja e vilës.

Lidhur me këtë ngjarje, policia i ka referuar materialet prokurorisë, me akuzën e vjedhjes./lapsi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne