Grabitja e filialit të postës, zbardhen detaje të reja

Të tjera detaje janë zbuluar nga grabitja e ndodhur mesditën e sotme në një filial poste në Fushë-Bulqizë.

Grabitja është kryer nga një person i armatosur dhe i maskuar, ndërsa shuma e grabitur është rreth 460 mijë lekë.

Dyshimet janë se paratë në filialin e postës kishin mbërritur nga Posta Qendrore, ndërsa autori ka qëlluar me armë në ajër duke krijuar panik përpara se të realizojë grabitjen.

Policia ka nisur hetimet për ngjarjen./boldnews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne