Grabitje me armë e maska në Urën Vajgurore, disa persona terrorizojnë çiftin në banesën e tyre

Disa persona të maskuar dhe të armatosur kanë hyrë në banesën e një çifti në fshatin Donofrosë, Ura Vajgurore, për t’i grabitur.

Por grabitësit janë pikasur nga 57-vjeçarit me inicialet O.B. dhe bashkëshortja e tij, të cilët janë përleshur grabitësit.

Këta të fundit kanë goditur me qytën e armës 57-vjeçarin. Gjatë përleshjes ka ndërhyrë edhe bashkëshortja D.B 55-vjeçe, e cila ka marrë dëmtime të lehta.

Autorët kanë kontrolluar banesën, por kanë mundur të marrin me vete vetëm dy telefona celularë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e ngjarjes dhe kapjen e autorëve.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne