Grabitje hoteli në mes të ditës ne rrugën e Rinasit

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë. Dy persona të maskuar kanë arritur të marrin një sasi parash nga një resort në rrugën Ahmetaq-Rinas.

Mësohet se grabitësit e armatosur i janë afruar recepsionit të resortit dhe pasi kanë marrë 100 000 lekë, janë larguar me shpejtësi.

Menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur uniformat blu, dhe kanë nisur punën për identifikimin dhe kapjen e autorëve të grabitjes.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne