Grace 1, largohet nga ujërat e Gjibraltarit

Anija iraniane e naftës Grace 1 është larguar dhe ka dalë nga ujerat e Gjibraltarit.

Lajmi bëhet i ditur nga agjencia Sputnik sipas të cilës anija iraniane e naftës që tashmë udhëton nën flamurin e Iranit dhe me emrin e ri Adrian Darya, pasi është liruar nga mëse 1 muaj bllokim në Gjibraltar është duke u larguar nga kjo zonë. Josef Borrell ministër i jashtëm i Spanjës ka deklaruar se anija iraniane u bllokuar me kërkesë të Amerikës me qëllim bllokimin e eksporteve të naftës iraniane. qeveria lokale në Gjibraltar ka konfirmuar e Amerika në minutat e fundit ka kërkuar bllokimin e anijes iraniane me naftë. Me gjithë sabotimet e palës amerikane gjykata e lartë e Gjibraltarit dha verdiktin për lirimin e anijes me naftë të Iranit. Forcat detare të Anglisë më 4 korrik bllokuan dhe konfiskuan anije Grace 1 me kërkesën e Amerikës dhe me pretekstin e gjoja shkeljes së sanksioneve evropiane kundër Sirisë. Irani nga ana e tij bllokimin e kësaj anije e ka quajtur pirateri detare dhe ka kërkuar lirimin e menjëhershëm të tij./parstoday

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne