Grafite me fytyrën e Haradinajt, Kurtit e Limajt në Prishtinë (FOTO)

Disa grafite janë parë sot në muret e banesave që gjenden në lagjen “Dardania” afër bustit të ish-presidentit Bill Clinton. Grafitet janë paraqitur me fytyrat e kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj, zëvendësit të tij Fatmir Limaj dhe liderit të VV-së Albin Kurti.

Përveç figurave të këtyre zyrtarëve është shkruar nga një pyetje. “Pse ky po unë jo?, transmeton kp. Tek figura e Haradinajt është shkruar me të kuqe “Se RAMBUJEJA”. Tek figura e Limajt është shkruar me të kuqe “Populli”, ndërsa tek figura e Kurtit është shkruar “Pavarësia”. Nuk dihet se kush qëndron prapa këtyre grafiteve që janë shkruar sot në këtë lagje të frekuentuar të Prishtinës.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne