Grat saudite nga ngasja e makinës deri në drejtimin e avionit

Arabia Saudite pasi që disa ditë më parë i dha fund ndalimit disa dekadash të së drejtës së femrave për ngasjen e makinës, tani qendra për trajnimin e aviacionit në këtë vend ka deklaruar se zhvillon klasë ose kurse trajnimi për femrat që dëshirojnë të aftësohen në drejtimin e avionit.

Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Akademia e Aviacionit OXford ka deklaruar se qindra femra në Arabinë Saudite kanë bërë regjistrimin në këtë qendër për të marrë pjesë në kurset trajnuese për drejtimin e avionit dhe këto kurse do të fillojnë nga muaji shtator në degën e kësaj qendre në qytetin Al-Damam të Arabisë Saudite. Sipas përgjegjësve të kësaj qendre, të interesuarit përgjatë një periudhe 3 vjeçare do të marrin trajnime teorike dhe praktike përkatëse me drejtimin e avionit./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne