Gratë daneze, protesta me nikab në emër të një të drejte të shkelur

Qindra shtetase daneze protestuan në Kopenhagen në protestë për ndalimin e fundit të mbulimit publik, atë të nikabit, duke akuzuar qeverinë për shkeljen e të drejtave të grave për t’u veshur sipas dëshirës.

Parlamenti danez miratoi ndalimin në maj, duke iu bashkuar dhe disa vende të Bashkimit Europian që miratuan ndalime të tilla, njofton agjencia Reuters.

Disa protestuese mbanin dhe nikab në shenjë solidarizimi. Ato marshuan nga qendra e Kopenhagenit drejt një stacioni policor në periferi të qytetit.

“Ne duhet t’i dërgojmë një sinjal qeverisë se nuk do të lejojmë diskriminim dhe një ligj që veçanërisht prek pakicat fetare”, tha një nga pjesëmarrëset në protestë.

Sipas ligjit të ri, policia ka të drejtë të urdhërojë gratë të heqin shaminë nga fytyrat e tyre ose të largohen nga vendi publik dhe gjobat shkojnë nga 160 në 1.600 dollarë amerikanë. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne