Gratë muslimane të Arakanit të ekspozuara ndaj dhunës seksuale nga ushtarët

Përfaqësuesja Speciale e Sekretarit të Përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara për Dhunën Seksuale në Zonat e Konfliktit, Pramila Patten, ka deklaruar se kanë marrë lajme që gratë muslimane të Arakanit janë përballur me përdhunimet masive të ushtarëve të Mianmarit, raporton Anadolu Agency (AA).

Në një konferencë për shtyp Patten ka theksuar se gratë muslimane të Arakanit kanë shpjeguar se janë përballur me dhunën seksuale duke përfshirë edhe përdhunimin nga më shumë se një ushtar. “Një viktimë është shprehur se është përdhunuar për disa herë përgjatë periudhës 45 ditore ku është mbajtur peng nga ushtria e Mianmarit”, ka theksuar Patten./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne