Grekët i kërkojnë falje Mimi Kodhelit

Vetëm pak kohë pasi ministrja e mbrojtjes së Shqipërisë, Mimi Kodheli bëri me dije se do të hapte një proces gjyqësor ndaj portalit grek të lajmeve ushtarake, “Militaire.gr” për shkak të shpifjeve të bëra në adresë të saj, grekët bëjnë një hap pas.
Portali grek dhe kryeredaktori i tij i kanë kërkuar ndjesë publike ministres shqiptare të Mbrojtjes për lajmin e publikuar më parë, se ajo kishte punuar si balerinë në një klub nate të Athinës në fillim të viteve ‘90.

Paris Karvunopulos, ka pranuar gabimin duke deklaruar se bëhej fjalë për një lajm të pakonfirmuar, të pavërtetë e që ka shërbyer si sulm i ulët ndaj ministres Mimi Kodheli.

“Nga verifikimet e mëvonshme rezultoi se lajmi ishte i pakonfirmuar dhe tërësisht i pavërtetë. Madje, në periudhën së cilës i referohet lajmi zonja Kodheli nuk ka qenë fare në Greqi.

Ndaj zotohemi se në të ardhmen do të verifikojmë dhe konfirmojmë çdo lajm dhe informacion që i referohet zonjës Kodheli. Pranojmë se lajmi i publikuar prej nesh ishte një koment politik, i cili u shfrytëzua në mënyrën më barbare nga një pjesë e caktuar e klasës politike dhe opinionit publik në Greqi, por edhe në Shqipëri.

Më tej, thuhet se znj. Kodheli nuk ka shprehur mbështetje për nazistët, qoftë publikisht ose privatisht.

Nuk kemi asnjë problem për të kërkuar falje për pjesën tonë të përgjegjësisë” thuhet në reagimin e tyre.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne