Grekët pretendonin se ishulli i takon atyre, Turqit ngrenë flamurin (Video)

Duket se ujerat e Egjeut nuk do të ftohen kurrë, tensione të vazhdueshme ndërmjet Turqisë dhe Greqisë nuk po shuhen, pasi që ishujt janë ato për të cilët shpesh situata përshkallëzohet deri në ‘vijat e kuqe’.

Së fundmi, mediat turke pretenduan se në ishullin Yasıkayya në afërsi të zonës turistike Didim është ulur flamuri i Turqisë e vendosur nga forcat detare në janar të vitit 2012, rasti është raportuar nga turistët turq ku disa prej tyre kanë pretenduar se kjo mund të jetë edhe një sabotim me karakter provokative.

Rojet bregdetare turke reaguan menjëherë kështu duke arritur në ishull ata e ri-vendosën flamurin.

Ndryshe, për ishullin Yasıkaya, e cila është një shkëmb e pabanuar, pala greke kishte pretendime se i takon Greqisë por një gjë e tille ishte kundërshtuar fuqishëm nga pala turke.

Vlen të ceket se në prill të vitit 2018, Forcat detare turke kanë hequr flamurin grek të vendosur në një ishull të vogël dhe të pabanueshëm të Egjeut, Mikros Anthropofagos.

Veprimi i ndërmarrë në ishullin jashtë brigjeve të qytetit turistik turk Didim erdhi si shenjë se ky ishull i takon Turqisë. Ngjarja kishte shkaktuar reagime të mëdha në dy vende. /gazetaere

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne