Greku që rindërtoi Qaben dhe bëri minberin e Profetit Muhammed a.s.

Bakum er-Rumi (ose sipas transmetimeve të tjera: Bakom, Bakul, Belkum) ishte një zejtar me origjinë rum (bizantine) që jetoi në kohën e Profetit Muhamed a.s. Ai përmendet si një prej shtatë vetave që realizuan minberin e parë për Profetin a.s. në xhaminë e tij ne Medinë.

Sipas burimeve, ai kishte qenë fillimisht skllav i fisit Umejjad dhe pas Hixhretit punoi në shërbim të një gruaje ensarie në Medinë. Profeti kërkoi nga ajo grua që marangozi i saj, Bakum, t’i kerkohej ndërtimi i një minberi druri me tre shkallë.

Gjithashtu, disa burime historike tregohet se Bakum er-Rumi mund të jetë i njëjti person me një zejtar rum i cili kishte marrë pjesë në rindërtimin e Qabesë nga Kurejshët përpara Islamit. Ky zejtar kishte ndaluar në Xhidde për shkak të mbytje së anijes dhe më pas ishte angazhuar nga Kurejshët si zanatçi, ndërsa punimet e drurit u realizuan nga një zejtar kiptij (kopt)./mesazhi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne