Grenell, Thaçi dhe Mustafa, treshja më e rrezikshme për sovranitetin e Kosovës

NGA: HAJRO LIMAJ

Krizen politike qe krijuan ne Kosove dyshja ,Thaci dhe Mustafa ,ne periudhen e luftes botrore biologjike,COVID-19 e kane ndeshkuar te gjithe shtetet e Bashkimit Europian,me ne krye Gjermanine,Francen,Angline ,e keshtu me radhe.Keto shtete u ben thirrje atyre te terhiqeshin nga aventura e mocionit te rrezimit te qeverise 50 ditore te kryesuar nga Z.Kurti.Por garda e vjeter nuk mund te degjonin Europen,sepse nga qeveria Kurti po shikonin per dite reformat e thella dhe vendimet qeveritare qe po ndermerrte ndaj te kaluares ,kur kjo garde kishte pushtuar dhe kapur shtetin dhe qeverisjen e vendit ,mbi te cilat akuzohen shume rende per veprimtari anti kosovare,per krime te organizuara,korrupsoine galopante dhe pasurime te teskajshme te pa ligjeshme.Ligjrimi ne kuvend i perfaqesimit te Kosoves ne negociatat me Serbine dhe me faktoret nderkombetare nga kryeministri dhe jo nga presidenti, e tronditi aq shume Thacin sa nderpreu cdo kuminikim me shtetet europiane dhe u mbeshtet plotesisht tek Grenelli,nje perfaqesues kalimtar dhe pa ndonje reputacion nga e kaluara etij , i emruar Trampi, nga presidentit me problematik ne historine e Amerikes.

Dhe fatkeqesisht Grenell,nje diplomat qe nuk paraqet vlerat e njohura te diplomacies amerikane per mbrojtjen dhe sovranitetin e Kosoves,mbeshteti fuqishem rrezimin e qeverise Kurti.Edhe pse kryeministri Kurti hoqi tarifen 100 % te mallrave serbe dhe te Bosnjes,por kerkoi vazhdimin e dialogut me te drejta reciproke,nje kerkese e ligjeruar ne te gjitha konventat nderkombetare.Keto qendrime anti kosovare te Thacit dhe te Mustafes nga Kosova dhe te Genellit nga Amerika qe perfaqeson nje pjese shume te vogel te administrates se Trampit, i detyruan shume personalitete zyrtare te politikes se jashtme,te medias dhe te shtypit amerikan te kritikonin hapur qellimet anti kosovare te ketij ekipi kosovaro-amerikan. Kontradikta kryesore dhe problemi madhor qe ka vendosur popullin e kombit shqiptar,vecanerisht te atij te Kosoves kunder Thacit,Mustafes dhe Grenellit eshte mungesa e plote e transparences dhe sinqeritetit qe ata kane shpalosur per skenarin aq te diskutueshem te shkembimit te territoreve midis Kosoves dhe Serbise.Arkitekti i ketij skenari nga Kosova,Thaci ,asnje here nuk ka zbatuar detyrimet e tij kushtetuese qe keto problem ti diskutonte dhe ti trajtonte me pushtetet dhe institucionet qe i ngarkon ligji,sic jane pushteti legjislativ,pra parlamentin dhe as me pushtetin ekzekutiv,qeverine,e cila eshte pergjegjese para popullit per politiken e jashtme dhe ruajtjen e sovranitetit te Kosoves.

Midis shume reaguesve ,ish diplomati amerikan ,ambasador edhe ne Bullgari ,James Pardew ne shkrimin “ Diplomacia amerikane favorizon sot Serbinë’ me daten 5 Prill dhe me nen titull “Ndërkohë që Covid ka përfshirë botën, Uashingtoni merret me lojra të fëlliqura në Ballkan” i kërkon Grenellit të mos merret me Ballkanin, se nuk ka kompetencë.Autori, oficer karriere në shërbimet ushtarake të inteligjencës shtron që në fillim të shkrimit pyetjen, se cilat mund të jenë interesat amerikane për hir të të cilave, diplomacia e administratës së Trumpit është duke destabilizuar Kosovën, “këtë vend të vogël dhe të pambrojtur proamerikan të Ballkanit”, në një kohë që pandemia globale e shëndetit ka kapluar botën ? . Pse e bën një gjë të tillë ekipi i Trumpit, kur dihet që SHBA ndaloi me forcë Serbinë, që të mos kryente gjenocid në Kosovë në vitin 1999 ?. Mbas shume pyetjeve dhe pergjigjeve ambasadori ne fjale e thote plotesisht troc dhe pa ekuivoke pergjigjen . “Sot, diplomacia amerikane favorizon Serbinë, aleatin më të ngushtë të Rusisë në rajon.”. Grenelli, i cili eshte negociatori i diplomacinë amerikane në Kosovë në një kohë që mban postin e ambasadorit amerikan në Gjermani dhe të drejtorit në veprim të Agjencisë Kombëtare të Inteligjencës nuk mund ti kete kurre kapacitetet dhe pervojen e nevojeshme per ti kryer keto tre detyra paralelisht. “Ky është një varg absurd detyrash për dikë që ka eksperiencë të kufizuar diplomatike dhe nuk ka aspak eksperiencë në fushën e shërbimeve të inteligjencës”, shkruan James Pardew .Ai ne vlersimin për Grenellin, thotë se “ka qenë katastrofë si ambasador në Gjermani, aleatin më të rëndësishëm demokratik të Amerikës në Europë”.

Populli i kombit shqiptar eshte i tronditur shume nga qendrimet e koheve te fundit ndaj nje pjese te administrates se Trampit,e cila prej kohesh fshehurazi dhe pa transparence zhvillonte bisedime ne Amerike me Thacin dhe Vucicin , per skenarin e realizimit te shkembimeve te territoreve .
Kosova tani,edhe pse me qeverine kujdestare Kurti,po perpiqet me masat parandaluese dhe mbrojtese per te shmang sa me shume pasojat vdekje prurese nga coronavirusi COVID-19 Per kete perkushtim nga sondazhet e zhvilluara qeveria Kurti ka nje rritje shume te madhe mbeshtesish.

Por kur populli i Kosoves,ashtu sic popujt e botes po perballet me luften biologjike,te cilen shume strategjist e vlersojne si luften e trete botrore,Hashim Thaci,ne bashkepunim me Isa Mustafen po shkojne drejte krijimit te nje qeverie te gardes se vjeter, shumica e te cileve nga “clirimtare “ jane kthyer ne pushtues te Kosoves.Kryeministri ne detyre,Kurti dhe kryetarja e kuvendit ,Vjollca Osmani ,e cila eshte edhe zvendes kryetare e LDK-se e kundershtojne kete tentative antikushtetuese,duke kerkuar qe me zbutjen e COVID-19 te shkohet ne zgjedhje te pergjitheshme te parakoheshme,gje te cilen e mbeshtesin ne kushtetute.Isa Mustfa ,para 2 ditesh mblodhi kryesine e partise qe drejton duke mos thirrur ne kete takim zvendes kryetaren,Vjosa Osmanin,si politikanja me e votuar nga kjo parti .Nuk e thirri sepse ajo ka kundershtuar qe nga fillimi skenaret anti kosovar te Thacit dhe te Mustafes per rrezimin e qeverise dhe tani te krijimit te nje qeverie anti kushtetuese.Ne kete kuader,raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, eurodeputetja Viola von Cramon-Taubadel, ka reaguar perfaqesuesit special te Shtëpise se Bardhë për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenellit, pasi ky i fundit e mbështeti ne një postim Thaçin , ku theksonte se javën tjetër ai do t’i ndërmerr hapat kushtetues për formimin e Qeverisë së re.

Nga personalitete diplomatike,te shtypit dhe te medias amerikane,gjermane etj ,si dhe nga shume politikane te Kosoves dhe se fundi nga revista e njohur Foreign Policy e dates 16 akuzojne Thacin se kerkon me urgjence te nenshkruaje marreveshjen me Serbine per ti shpetuar Gjykates Speciale , e cila gjykon krimet gjate luftes dhe pas saj ne Kosove.Nese Vucici merre nga Kosova nepermjet kesaj marreveshje territoret qe ajo deshiron ,Beogradi do te terheq akuzat ndaj Thacit.

Bashkimi Europian ditet e fundit emroi perfaqesuesin e saj negociator per dialogun Kosove-Serbi,ish ministrin e jashtem te Sllovakise,vend i cili nuk e njef shtetin e Kosoves.Megjithate perfaqesuesi i larte i politikes se jashtme te BE-se deklaroi se ai eshte i detyruar te zbatoje qendrimin zyrtar te komunitetit Europian.Komiterti Europian nuk eshte dakort per shkembim territoresh mids Kosoves dhe Serbise.Pra midis administrates Tram dhe Bashkimit Europuan qendron nje kontradikte themelore, e cila nuk mund te kapercehet aq lehte.Kjo do te varet shume edhe nga rezistenca e asaj politike kosovare dhe popullit te Kosoves qe jane kundra ketij skenari.

Duhet theksuar se ardhja ne pushtet e nje qeverie e garedes se vjeter me ne krye nje nga figurat me te perbuzura te Kosoves,Isa Mustafa ,do te prishi shume unitetin e popullit dhe besimin per nje te ardhme te mire te ketij populli,i cili nga zgjedha ushtarake serbe tani po keqtrajtohet kaq keq nga “pushtuesit” me origjine kosovare.Ne keto skenare te pa deshiruar ‘Lidhja Qytetare Shqiptaro-Amerikane’ i ka derguar sot një deklaratë publike presidentin te SHBA’së., ku i kerkon Trampit shkarkimin e Grenellit, si i derguar i posacem per dailogun Kosove-Serbi, sepse “Ambasadori Grenell ka marrë haptas anën e Serbisë, duke u përpjekur të akomodojë kërkesat e tyre shkatërruese. Ai nuk ka bërë asnjë presion ndaj Serbisë që të ndalojë fushatën e vet ndaj vendeve që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës që ta çnjohin atë dhe të ndalojë marrjen e armëve nga Rusia./KP

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne