Greqi, 19-vjeçarja shqiptare mbyt djalin e saj dhe e hedh në koshin e plehrave

Një vajzë shqiptare 19-vjeçare dhe nëna e saj 54-vjeçare u arrestuan pasi akuzohen se kanë mbytur foshnjen e porsalindur të së resë dhe e kanë hedhur në koshat e mbeturinave në Petropulis, në verilindje të Athinës.

Vajza kishte pasur një marrëdhënie me një djalë me të cilin ishte ndarë dhe nuk i kishte treguar për shtatzëninë. As nëna e saj nuk kishte kuptuar herët shtatzëninë e vajzës.

Në ditën e lindjes, adoleshentja nuk ka shkuar në spital por ka lindur në shtëpi me ndihmën e të ëmës.

Adoleshentja e mbyti të voglin duke i mbyllur gojën që të mos qante dhe e ka mbytur me duar, shkruajnë mediat greke.

Më pas, foshnja u fut në një qese të zezë dhe u hodh në koshin e plehrave.

Ditën tjetër, 26 shkurt kufoma e të porsalindurit u zbulua rastësisht. Nisën hetimet për të zbuluar se kush mund të kishte kryer atë krim të tmerrshëm.

Rezultatet e analizës së ADN-së të cilat dolën pikërisht dje, në ditën e mamasë, zbuluan se i kujt ishte fëmija dhe më pas adoleshentja dhe nëna e saj u arrestuan.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne