Greqi – Erdogan: Traktati i Lozanës ka disa paqartësi

Presidenti Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan), i ndodhur për një vizitë zyrtare në Greqi bëri të ditur se Traktati i Lozanës i arritur në vitin 1923 ka disa pika ende të paqarta.

Erdoan në kuadër të vizitës së tij në Greqi, bëri një deklaratë të përbashkët me homologun e tij grek Prokopis Pavlopulos.

Duke vënë në dukje se Traktati i Lozanës, të cilin Republika e Turqisë e nënshkroi pas Luftës Çlirimtare me Mbretërinë e Bashkuar, Francën, Italinë, Japoninë, Greqinë, Rumaninë, Bullgarinë, Portugalinë, Belgjikën dhe Jugosllavinë në vitin 1923, ka ende disa pika të paqarta, Presidenti Erdoan si shembull tregoi moszgjedhjen e kryemyftiut nga ana e myslimanëve të Trakisë Perëndimore.

“Si mund të bëhet që të themi se jemi duke e zbatuar Traktatin e Lozanës? Kjo do të thotë se ky traktat nuk është duke u zbatuar”, bëri të ditur Erdoan.

Kreu i shtetit turk gjithashtu shtoi se nëse shikohet në të ardhurat e deklaruara kombëtare për kokë banori në Greqi shohim se ato janë rreth 18 mijë dollarë, ndërsa të ardhurat kombëtare për kokë në rajonin e Trakisë Perëndimore janë rreth 2 mijë e 200 dollarë.

“Përkrahja e duhur në pikën e investimeve, të hapave që duhen hedhur në drejtim të turqve të Trakisë Perëndimore, nuk po bëhet ashtu siç duhet, këtu bëhet fjalë për diskriminim. Në Turqi ju nuk mund të shihni një zbatim të tillë ndaj qytetarëve të mi me origjinë greke. Ju nuk mund të shihni as diskriminimin më të vogël në faltore, por shikoni në këto gjëra në Trakinë Perëndimore. Këtu nuk po pranohet as shkrimi i fjalës ‘turk’”, bëri të ditur Erdoan.

“Përditësimi i marrëveshjeve në ligjin politik është i domosdoshëm”, tha Presidenti Erdoan ndërsa shtoi se ka shembuj të shumtë të këtyre në botë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne