Greqi, mbytet një anije me emigrantë, së paku 12 të vdekur

Të paktën 12 persona kanë humbur jetën si pasojë e fundosjes së një anijeje në ishullin Paxos në Detin Jon, në Greqinë perëndimore.

Supozohet se në anije ndodheshin rreth 50 emigrantë të parregullt, ndërkohë që mediat lokale thonë se anija ka dërguar sinjal për ndihmë, pas së cilës ekipet kanë dalë në terren.

Ekipet e shpëtimit arritën të shpëtojnë 21 veta dhe nxorën 12 trupat e pajetë, por ende janë duke vazhduar operacionet e kërkim-shpëtimit pasi nuk ka informacione të sakta se sa persona kishte në mjetin lundrues./AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne