Greqi – Nxiste dhunën, 8 muaj burg për liderin e “Agimit të Artë”

Lideri i partisë së të djathtës ekstreme greke, “Agimi i Artë”, Nikolaos Michaloliakos, është dënuar me 8 muaj burg nga një gjykatë që e ka shpallur atë fajtor për nxitje të dhunës.

Ai u dënua për shkak të një një fjalimi të tij të mbajtur në shtator të vitit 2011, në të cilin i referohej kundërshtarëve të tij politikë duke thënë “ne do t’ua shtypim kokat”.

Çështja u paraqit në gjykatë nga Monitoruesi Grek i Helsinkit (GHM), pas një raportimi të mëparshëm të gazetës greke “Efimerida ton Sintakton”.

Gazetari dhe bashkautori i raportimeve të kësaj çështjeje, Dimitris Psaras, u thërrit nga gjykata për të dëshmuar.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne