Greqi – Policia ndërhynë ndaj personave që sulmuan refugjatët

Refugjatët afganë, të cilët protestonin në ishullin grek Lesbos, ishin shënjestër e një sulmi nga një grup i anëtarëve të partisë ekstreme të krahut të djathtë.

Agjencia greke e lajmeve ANA-MPA raportoi se grupi sulmoi emigrantët që protestonin në sheshin Sapfus për pesë ditë.

Në trazirat gjatë natës, grupi për të dëbuar emigrantët nga sheshi hodhi mjete piroteknike, gurë dhe shishe qelqi mbi ta, kurse policia iu kundërpërgjigj me gaz lotësjellës dhe shufra gome.

Një numër i madh i refugjatëve u plagosën dhe u transportuan në spital.

Sheshi pas trazirave u zbraz, kurse pranë kampit të refugjatëve Moria u morën masa të larta sigurie.

Në ishull ndodhen rreth 9.000 refugjatë që presin përgjigje për azil. Shumë organizata joqeveritare alarmojnë për kapacitetet e pamjaftueshme të strehimit dhe kushtet e këqija të jetesës. (AA)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne