Greqi/ Tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter godet Kretën

Një tërmet me magnitudë 4.9 i shkallës Rihter goditi Kretën (Greqi) mesditën e së shtunës.

Sipas Institutit Gjeodinamik të Athinës, tërmeti u karakterizua si i dobët dhe ndodhi në orën 13:22, ndërsa 13 minuta më vonë një tërmet me madhësi 3.5 u regjistrua në të njëjtën zonë.

Thellësia ishte në 10 km.

Në një kohë të shkurtër zona u godit nga katër tërmete, më i vogli 3.4 ballë.

Ende nuk ka raportime për dëme materiale apo njerëz të lënduar.

/tpz

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne