Greqi, zjarri përfshin një kamp emigrantësh, 5 000 të evakuar

Më shumë se 5000 persona janë evakuuar pas një zjarri të rënë dje në mbrëmje në një qendër emigrantësh në ishullin grek të Samos.

Sipas gazetës ”Kathimerini”, zjarri lidhet me përleshjet midis refugjatëve të filluara pasdite.

Tetë persona u dërguan në spital dhe sipas burimeve një i mitur, i pashoqëruar, u godit me thikë për vdekje./Balkanweb

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne