Greqi – Zyra e “Turkish Airlines” në Athinë sulmohet nga anarkistët e “Rouvikonas”

Një grup anarkistësh grekë u përpoqën të hynin me forcë në zyrën e Linjave Ajrore Turke (THY) në Athinë duke shkaktuar dëme materiale.

Siç bëjnë të ditur burimet zyrtare, mëngjesin e së mërkurës, të dyshuarit e lidhur me grupin anarkist “Rouvikonas” dëmtuan derën prej qelqi në hyrje të zyrës së “Turkish Airlines”, në kryeqytetin grek.

Të dyshuarit tentuan të hyjnë me forcë, por pa sukses.

Asnjë punonjës nuk ishte në zyrë në kohën e sulmit, i cili u krye para fillimit të orarit zyrtar të punës.

Policia greke ka nisur tashmë një hetim për incidentin.

Grupi anarkist “Rouvikonas”, i cili organizon vazhdimisht protesta, bllokon ndërtesat qeveritare dhe bën akte vandale ndaj pronës shtetërore, ka sulmuar më parë me bojëra edhe kompleksin e Ambasadës turke në Athinë./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne