Greqia dëbon me forcë migrantët e plagosur në Turqi

Pretendohet se migrantët e parregullt me shtetësi afgane, pakistaneze dhe nga Sri-Lanka janë dërguar me forcë drejt Turqise nga policia kufitare e Greqisë.

Afgani 17-vjeçar Abdulvahap Nasari, i cili është shtruar në spitalin shtetëror të Uzunköprü-së u tha gazetarëve se ata ishin nisur për në Greqi bashkë me trafikantin, me të cilin kishin rënë dakord për 3 mijë euro për njeri.

“Pasi kishim kaluar në Greqi, policia greke kërkoi të ndalojë autobusin tonë. Dhe kur autobusi nuk qëndroi, polica greke hapi zjarr dhe ne bëmë aksident. Pastaj na hipën në një gomone ashtu në gjendje të plagosur dhe na kthyen prapa përmes lumit të Maricës. Më pas erdhi e na gjeti në kufi xhandarmëria turke dhe na solli në spital. Dy persona në moshën 12 dhe 63 vjeç vdiqën gjatë aksidentit. Kur u nisëm ne ishim gjithsej 45 vetë. Me trafikantin kishim rënë dakord për të na çuar deri në Serbi, dhe prej këtu do të shkonim në Gjermani”, rrëfen Nasari.

Emigranti nga Afganistani falënderoi Turqinë për ndihmën mjekësore që u ka ofruar. “Unë kam dy atdhe, njëri është Afganistani e tjetri është Turqia. Turqia na ndihmoi shumë, Zoti e bekoftë!”, shtoi Nasari.

Kurse 19-vjeçari Shevket Muhammet, i cili kurohet në të njëjtin spital, thotë se në Greqi ishin sjellë keq me ta dhe i kishin dëbuar me forcë për në Turqi. “Na dërguan prapa përmes lumit në gjendje të plagosur. Nuk dua që të shkoj më në Greqi. Falënderoj Turqinë për çdo gjë që ka bërë për ne”, rrëfen ai./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne