Greqia do të marrë me qira 2 anije luftarake nga Franca

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Greqisë, Fotis Kouvelis tha se vendi i tij me anë të rrugës së marrjes me qira financiare do të marrë nga Franca për 5 vjet dy anije luftarake.

Në një program televiziv Kouvelis konfirmoi lajmin në lidhje me këtë çështje.

“Lajmi se Franca do të na sigurojë dy fregata me rrugën e qirasë financiare është i drejtë dhe hapi tjetër është të marrim edhe 2 fregata të tjera” u shpreh zëvendësministri.

Ai tha se 2 fregatat e kategorisë FREMM do të mbërrijnë në Greqi në muajt e verës kurse për dy fregatat e tjera tha se në vend të marrjes me qira, ato duhet të blihen.

Zëvendësministri i Mbrojtjes së Greqisë, Fotis Kouvelis tha se ushtria greke ka nevojë për modernizim dhe shtoi: “Por Greqia nuk do të bëhet pjesë e garës së armatimit”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne