Shqiperia

Greqia do zgjerim me 12 milje, Myslim Pashaj: Shqipëria të përgjigjet, pse nuk e shpall Sarandën si “gji historik”?

Myslim Pashaj, koloneli që kundërshtoi i pari marrëveshjen Shqipëri-Greqi për ndarjen e detit në vitin 2009, ka bërë një tjetër reagim në lidhje me debatin që është rindezur në javët e fundit, pas shpalljes së ambicies nga Greqia për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.Myslim Pasha-harta-greqia-deti

Në një intervistë për gazetën “Panorama”, “Koloneli i detit” siç njihet ndryshe, risjell në vëmendje të opinionit gabimet e marrëveshjes së vitit 2009, që u kundërshtua ligjërisht nga Gjykata Kushtetuese, duke theksuar se ajo nuk duhet të përsëritet edhe pas 10 vitesh.

Pashaj shpreh habinë se përse shteti shqiptar nuk e ka shpallur gjirin e Sarandës nga kepi i Qefalit deri në kepin e Mërtesës si gji historik, kur në anën tjetër, Athina zyrtare e ka shprehur ambicien e saj për t’u zgjeruar me 12 milje në detin Jon.

Më tej, ai tregon edhe shembujt në botë, kur vende të ndryshme kanë përfituar duke shpallur si historikë gjire të ngjashme me atë të Sarandës.

Zoti Pashaj, në daljet e para publike kur keni kundërshtuar me forcë të ashtuquajturin pakt detar me Greqinë, keni argumentuar rastin e Sarandës dhe shpërfilljes së të drejtave historike të gjirit të saj. Ndërkohë nuk po dëgjojmë se si është e vërteta, kur këto ditë po flitet për 12 milje zgjerim të shtetit fqinj.Harta kurifi detar

Është e vërtetë se nuk po flitet, sepse problemet e marrëveshjes që po rinegociohet janë aq të shumta dhe aq skandaloze, sa kurrë s’ka ndodhur kështu në praktikën ndërkombëtare. Prandaj ngjan sikur po e harrojmë Sarandën, sepse në secilin ind të kësaj vije dhe sipërfaqeje gjejmë dhimbjen kombëtare për ujërat dhe trojet tona, për të cilat ne vetë jemi shpërfillës. Saranda qëndron përkundruall arkipelagut të siujdhesave të Korfuzit, si një asimetri me gjirin me të njëjtin emër. Kur flitet për ndarje të kufijve detarë, dukshëm kuptohet se nuk ke përballë dheun kontinental të Greqisë, por atë të bashkësisë së siujdhesave me në qendër Korfuzin. Logjika e ujërave të brendshme, sapo t’i hedhësh një sy vijimit të detit në kanalin e Korfuzit, ta përfytyron se gjiri i Sarandës është një penetrim i dukshëm i drejtimit të detit përkrah juglindjes, ku në fund është qyteti i Sarandës, i cili përbën në vetvete një gji të vogël. Gjiri i madh e ka përmbylljen e tij në vijën që nis në kepin e Qefalit dhe bashkohet me kepin e Mërtesës (Vrojtimit) në Ksamil. Ndërkaq, gjiri i qytetit mbështillet në strehën e tij jetësore në kulmin e formuar të gjirit mëmë të Sarandës.deti-harta

Çfarë parashikonte marrëveshja e 2009-ës për gjirin e Sarandës?

Marrëveshja e vitit 2009 e shmang në mënyrë skandaloze gjeografinë dhe historinë. Nuk është marrë parasysh fare gjiri mëmë, ka humbur në shpërfilljen e madhe. Ajo marrëveshje e humbiste gjirin e madh të Sarandës dhe me këtë emër identifikon gjirin ku mbështillet qyteti. Kjo nuk është lajthitje, por një veprim qëllimor për të mos e marrë parasysh gjirin mëmë, si hapësirë e ujërave të brendshme dhe kësisoj, matjet për ndarjen detare të kryhen në vijën përmbyllëse të gjirit të qytetit dhe jo në vijën kepi i Qefalitkepi i Mërtesës. Kundërshtitë për marrëveshjen e vitit 2009 janë të shumta dhe komplekse, por vetëm kjo që ka ndodhur me gjirin e Sarandës do të mjaftonte për ta përmbysur atë marrëveshje. Ajo që është antigjeografike mbetet emërtimi i gjirit të Sarandës, emërtim që i është përshkruar gjirit të qytetit, ndërkaq gjiri mëmë është lënë pa emër. Ajo që po trajtojmë më tej e që ka lidhje me gjirin e Sarandës është gjeohistoria, që s’e identifikon dot Sarandën me dëshmitë historike të saj, kulturën dhe trashëgiminë, pozicionimin gjeostrategjik, ekonominë dhe turizmin çka përbëjnë argumente të pakundërshtueshme për grupin negociator dhe Republikën e Shqipërisë, që këtij gjiri dhe gjithë rrethinës ujore së toku me Butrintin t’i jepte një status të veçantë.

Me çfarë argumenti ishte eliminuar nga pakti detar gjiri i Sarandës?

Si shpjegohej nga negociatorët një veprim i tillë? Këto sqarime po i jepte vet Sali Berisha. Në një intervistë dhënë në maj 2009 “Zërit të Amerikës”, pat deklaruar qartë: “Është e papranueshme dhe sharlataneske që të kujtosh mitin”. Këtu ai e kish fjalën për Sarandën. Ai sulmoi historinë dhe mitologjinë e Sarandës (Onhezmit), legjendës së Eneas, që ishte kthyer te ky gji që të çlodhej nga dallgëzimi i detit.

Zoti Pashaj, a mund të ndalemi më konkretisht te problemet ligjore dhe teknike, për të cilat në opinion konsumohen lloj-lloj trajtesash!?

Në standardet e ligjit të detit (në UNCLOS_82), gjiret përshkallëzohen sipas vëllimit dhe sipërfaqeve që ata zënë. “Për qëllimet e kësaj Konvente, një gji është një shkallëzim i identifikuar mirë, penetrimi i të cilit është në proporcion të tillë me gjerësinë e grykës së tij, sa të përmbajë brenda ujëra të kufizuara nga toka dhe të përbëjë më shumë se një kurbë të butë në bregdet. Sipas formulës së mëposhtme:

ðr2 2 Sipërfaqja e gjirit duhet të jetë më e madhe ose aq e madhe sa gjysma e rrethit, diametri i të cilit është vija e drejtë (kepi i Qefalit-kepi i Mërtesës). Ky diametër është 14 km. Rezja e rrethit të përfytyruar do të ishte: r = 7 km. Sipërfaqja e gjysmërrethit do të ishte afërsisht 76 km2. Këtë kusht, gjiri i Sarandës nuk e plotëson. Mirëpo, siç thuhet më tej në Konventë: “Parashikimet e mësipërme nuk zbatohen për të ashtuquajturat gjinj “historikë” ose në çdo rast, kur është zbatuar sistemi i vijave bazë të drejta, të parashikuara në nenin 7. “… Kur metoda e vijës së drejtë bazë është e zbatueshme sipas paragrafit 1, në përcaktimin e vijave bazë të veçanta mbi bazën e interesave ekonomike të rajonit në fjalë mund të merret në konsideratë realiteti dhe rëndësia, të cilat janë të evidentuara qartë prej përdorimit të gjatë…”, thuhet në Konventë.

Dhe çfarë kishte ndodhur!

Në vitin 2009, grupi negociator shqiptar ka bërë një lëshim fatal dhe nuk dihet nëse e ka bërë nga mosdija apo nga faktorë të tjerë antikombëtarë që s’i njohim dot, gjiri i Sarandës është braktisur. Matjet për ndarjen detare janë bërë nga vija përmbyllëse e gjirit të qytetit. Në këtë rast, e Drejta Detare Ndërkombëtare bëhet shumë komplekse, për shumë shkaqe, gjeografike, natyrore, historike, ekonomike e strategjike, të evidentuara prej një përdorimi të gjatë. Në Konventë sqarohet qartas: “…Parashikimi i mësipërm nuk zbatohet, megjithatë, kur është e nevojshme në rastet e ndonjë titulli historik ose rrethana të tjera të veçanta për kufizimin e detit territorial ndërmjet dy shteteve sipas mënyrave të mësipërme”. Çdokush po të shihte me kujdes ndarjen detare në kanalin e Korfuzit dhe interesat e Shqipërisë në konceptimin gjeostrategjik, do të mbeste i tronditur nga një padrejtësi e tillë. Ndarja detare ka filluar nga themelet e qytetit dhe deti kundruall është ndarë padrejtësisht. Kjo e ka tronditur shumë opinionin shqiptar para njëmbëdhjetë viteve

Ndoshta është rasti për të na treguar me konkretisht për të drejtat dhe titujt historikë për të cilët bëhet fjalë dhe dritësimin që jep ligji i detit, si dhe praktika e ndarjes së ujërave të brendshme në gjire…

Përvoja e shumë shteteve në botë na dëshmon se para çdo marrëveshjeje të tillë shtrohen në tavolinën e bisedimeve titujt dhe të drejtat historike të shteteve të tyre, të cilat duhet të njihen nga të dyja palët, në një mirëkuptim fqinjësor të domosdoshëm në zbatimin e kësaj Konvente. Gjiret historike deklarohen nga vetë shteti. Të tilla deklarime janë të njohura në praktikën ndërkombëtare. Kështu, mund të përmendim gjiret Eskoceca dhe Santo Domingo të Republikës Dominikane. SHBA nuk e ka njohur në vitet 1987, 1991, 1992. Këto gjire kanë një gjatësi të vijëdrejtave bazore deri në 165.5 milje detare, duke përmbledhur rreth 50% të bregdetit dominikan. Katër nga gjiret që jepen si shembuj, Yuma, Andres, Ocoa dhe Aguilas, nuk e plotësojnë kushtin e sipërfaqes ujore të gjysmërrethit. Në Australi janë deklaruar të tillë gjiret: (a) Anxious Bay; (b) Encounter Bay;(c)Lacepede Bay; (d) Rivoli Bay. Praktikat e shteteve të ndryshme po bëhen edhe më të kujdesshme në përpjekje dhe arsyetime të tyre në konceptet e të drejtave historike, ujërave historike, pranimin dhe ligjësimin e tyre. Ato trajtohen dhe ritrajtohen, jo vetëm për ujërat e brendshme, por edhe në dete të hapura, si: hapësira ekskluzive ekonomike deri 200 milje detare, si përvoja të Kinës, Egjiptit, Australisë, Republikës Dominikane, Turqisë. Të gjitha këto pretendime bëhen në kontekstin e ligjit të detit.

Cilët janë ata faktorë që japin peshën dhe vlerën e veçantë për gjiret e këtë rast për gjirin e Sarandës sonë të shpërfillur?

Faktorët që vlerësojnë dhe japin peshën e duhur të titullit historik në përcaktim të kufijve detarë janë: (i) Pozicionimi detar në përfshirje të ujërave të brendshme e ka gjetur Sarandën në ushtrim të njohjes vendore rajonale dhe gjithëkombëtare për një periudhë të gjatë.(ii) Emri, historia në vijimësi e këtij autoriteti e ka bërë të njohur Sarandën jo vetëm brenda Shqipërisë, por edhe në aspektin ndërkombëtar. (iii) Reagimi, ndikimi dhe njohja nga ana e Republikës së Greqisë, po ashtu ka qenë gjithmonë e pranishme.(iv) Të drejtat në këto realitete në kohë-hapësirë përfshijnë pasurinë dhe trashëgiminë historike e kulturore, peshkimin, sferën ekonomike, gjeostrategjike, por edhe ushtarake. (v) Një titullim historik do të thotë se asnjë shtet tjetër nuk mund të ketë forcë për të ushtruar të drejta ndaj kësaj gjeohapësire detare, që i referohet këtij titullimi. (vi) Titujt historikë shmangin qenësinë e ndonjë titulli tjetër. Në mënyrë të veçantë, titulli historik i gjirit të Sarandës, pas marrëveshjes që është duke u negociuar do të gjejë shtigjet ligjore sipas Konventës së Detit, që ta fitojë një status juridik. Bisedimet dypalëshe gjatë marrëveshjes së vitit 2009 kanë shmangur gjirin e Sarandës nga të drejtat e tij historike për ta pretenduar dhe fituar këtë status. Të drejtat në këto realitete në hapësirë e kohë, ku përfshihen pasuria dhe trashëgimia historike, kulturore, turizmi, peshkimi e gjithë sfera ekonomike, gjeostrategjike, por edhe ushtarake.

Nga mënyra si kanë rrjedhur ngjarjet, a mendoni se kjo shpërfillje nuk do të manifestohet sërish?

Ku ta dimë ne!? Në grupin negociator ka një konfidencialitet të plotë. Çfarë sekretesh ruajnë, kur fqinji ynë përditë del e flet se si po zgjerohet Greqia, duke shpallur kalimin nga 6 milje detare në 12 milje? Kurse ne s’po dëgjojmë dot që Republika jonë ta shpallë Sarandën si gji historik? Dhe këtu m’u kujtua njëmbëdhjetë vjet më parë kur diskutohej ky problem. Presidenti Moisiu, kur e pyetën për Sarandën, tha: “E vërtetë se ne nuk e kemi deklaruar, po duke u mbështetur në praktikën e botës dhe të ligjit të detit, ta bëjmë. Kush na pengon”. / Panorama

OPINIONE

INTERVISTA